Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u pyet se a ka ndërmarrë ndonjë veprim, derisa ka thënë se do ta marrë përgjegjësinë për rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit, raporton Gazeta Blic.
Ai tha se ka raportuar para organeve të partisë dhe se do të jetë insistues që të vazhdojë rritje që ka ndodhur.
“Përgjegjësia është para organeve të partisë. Unë raportova para organeve të partisë, mora konfirmimin në masë të madhe për punën që po e bëj dhe duhet ta bëj. Përgjegjësia mund të bëhet edhe para organeve të tjera të partisë dhe natyrisht se do ta bëj gjithandej. Ka vlerësim të qartë të strukturave të LDK-së, që LDK është rritur, që trajektorja e rritjes duhet të vazhdojë, që ndryshimi duhet të vazhdojë dhe që ky ndryshim do të vazhdojë. Tani që kam marrë 85 për qind të votës së LDK-së, do të jem edhe më insistues për ndryshimin e domosdoshëm të LDK-së”, potencoi Abdixhiku./Gazeta Blic/


