Kandidati për deputet nga PDK, Mërgim Lushtaku, ka falënderuar votuesit për besimin, teksa ka thënë se tani është koha për angazhim edhe më të madh, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është hera e katërt që ia besojnë përfaqësimin dhe rritja e mbështetjes e motivon edhe më shumë për të punuar.
“Besimi juaj nuk është vetëm një nder, por një obligim i madh për të çuar përpara punët, për të mbrojtur interesat e qytetarëve tanë dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për vendin. Sfida për të bërë ndryshime reale kërkon angazhim të pandalur, vizion të qartë dhe vendime të guximshme”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Faleminderit për besimin – Koha për angazhim edhe më të madh!
Me përulësi dhe mirënjohje ju falënderoj për mbështetjen tuaj të vazhdueshme! Kjo është hera e katërt që më besoni përfaqësimin tuaj, dhe rritja e mbështetjes suaj më motivon edhe më shumë për të punuar me përkushtim, përgjegjësi dhe vendosmëri.
Besimi juaj nuk është vetëm një nder, por një obligim i madh për të çuar përpara punët, për të mbrojtur interesat e qytetarëve tanë dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për vendin. Sfida për të bërë ndryshime reale kërkon angazhim të pandalur, vizion të qartë dhe vendime të guximshme.
Rruga jonë vazhdon me vendosmëri dhe besim! Çdo sfidë është një mundësi për të dëshmuar se me bashkim dhe përkushtim mund të arrijmë më shumë. Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe besimin tuaj!
Bashkë përpara!


