Lajme

Paralajmërimi i Halimit: Memli Krasniqi e ka marrë “aminin”, PDK hyn në koalicion me VV’në

03/13/2025 11:04
nga:Genita C

Drejtori i ISEG, Jeton Halimi, ka komentuar situatën politike në vend, duke thënë se Presidentja Vjosa Osmani më në fund e ka pranuar se nuk ka qenë e drejtë që e ka dëgjuar Kryeministrin Albin Kurti në disa çështje të rëndësishme.

Halimi ka shtuar se, megjithatë, kjo është vonuar, pasi tani po flitet për formimin e qeverisë.

“Presidentja Osmani, më në fund është bind që nuk ka qenë mirë që e ka dëgjuar Kurtin, por sidoqoftë tash kjo është e vonuar sepse tashmë po flitet se kush do ta bëjë qeverinë,” ka thënë Halimi.

Ai ka theksuar se PDK dhe LDK janë të afërta për të formuar një koalicion me Vetëvendosjen (VV), dhe se Memli Krasniqi, pas vizitës së tij në Hagë, ka marrë “aminin” për të hapur rrugën për këtë bashkëpunim.

Sipas Halimit, koalicioni më i fortë që mund të krijohet është ai mes VV dhe PDK-së.

“Mendoj se, Memli Krasniqi është kthyer nga vizita në Hagë ku nga atje e ka marrë edhe aminin. Sipas meje, koalicioni më i fortë është mes VV’së dhe PDK-së,” ka përfunduar ai.