Lajme

Rama: “Xhorxh Bushi” do të shndërrohet në mjedis të gjelbër, do të kontribuojmë në zhvillimin e traditave lokale

03/10/2025 09:31
nga:Genita C

Kreu i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi fillimin e punimeve për transformimin e Sheshit “Xhorxh Bush”, raporton GazetaBlic.

Ky projekt, sipas Ramës,  ka për qëllim krijimin e një hapësire urbane të gjelbër dhe miqësore për qytetarët, veçanërisht për fëmijët.

Rama theksoi se sheshi do të ofrojë hapësira të mbushura me pemë dhe zona lojërash, si dhe do të sigurojë akses të lehtë për të gjithë qytetarët, pa pengesa.

Përveç hapësirave të gjelbra, do të krijohen kënde për aktivitete kulturore dhe rekreative, duke kontribuar në zhvillimin e kulturës dhe traditave lokale.