Lajme

Ndarja nga jeta e ish-deputetit Harasani, gruaja: Luftoi fort për ne, nuk rreshti së dhuruari dashuri

03/09/2025 21:35
nga:G B

Ish-deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Andis Harasani është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare. Ai humbi betejën me një sëmundje të rëndë, prej së cilës kishte 2 vjet që vuante.

Bashkëshortja e tij, Suela Kapllani njoftoi lajmin e hidhur, me anë të një postimi prekës në rrjetet sociale.

“Me hidhërim të thellë, njoftojmë humbjen e parakohshme të njeriut tonë të zemrës, babait, bashkëshortit, djalit, vëllait, mikut Andis Harasani. Andisi ynë luftoi për jetën me forcën, besimin dhe vendosmërinë që e karakterizonte gjithmonë. Ai luftoi fort për ne dhe nuk rreshti kurrë së dhuruari dashuri, mbështetje e forcë. Fatkeqësisht, e humbëm betejën kundër kancerit. Unë, Thea dhe Henry jemi përjetësisht mirënjohës për këtë rrugëtim jete që krijuam bashkë. Ti do mbetesh në zemrat tona, njeriu ynë më i shtrenjtë, me humor të pakrahasueshëm, gjithë mençuri e guxim për të ecur përpara. Do na mungosh pafundësisht, dashuria jonë! Detaje për ceremoninë e lamtumirës së fundit do ndahen në ditët në vazhdim”, shkruan bashkëshortja e tij, Suela Kapllani.