Lajme

Edhe Lushaku i reagon VV-së: S’po kanë numra, nuk ia doli mendësia absolutiste e 500K zemrave

03/08/2025 14:16
nga:Sh R

Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku ka reaguar pas ankesës së Vetëvendosjes në lidhje me votat e diasporës.

Lushaku përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook ka thënë se VV nuk i ka numrat siç i donte dhe nuk ia doli “mendësia absolutiste 500 mijë zemrave”.

“Partia në pushtet paska nisë ankesa për procesin zgjedhor, me qëllim të vazhgitjes së certifikimit.

Arësyeja është e thjeshtë: S’po ka numra, ashtu siq donte. E, pra mendësia absolutiste e ‘500K zemrave’ nuk ja doli, e tash turren me kontestu procesin e zgjedhjeve.

Është e dukshme që rritja e LDK-së është pengesa kryesore për ta.

E po, rritja e LDK-së është vet puna e pandalshme e shumë aktivistëve e bashkatdhetarëve tanë që s’u ndalën asnjëherë” – ka shkruar ajo.