Lajme

Gratë kërkojnë barazi e drejtësi në ditën e tyre

03/08/2025 12:46
nga:Sh R

Në Ditën e Gruas ka nisur marshi tradicional i grave në Prishtinë. Marshi të cilin e organizojnë Kolektivi “Marshojmë s’festojmë” ka nisur me fillim nga ora 12:00.

Nisja e marshit u bë nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të vazhduar deri tek Sheshi “Skënderbeu”.

Ato kanë mbajtur në duar pankarta të ndryshme. “Marshojmë për njana-tjetrën”, “Grua, Jetë, Liri”, “Trupi jem, e drejta jem”, ishin disa prej tyre.

Janë parë edhe flamuj të Palestinës.

Që nga fillimi i shekullit të kaluar, Dita Ndërkombëtare e Gruas shënohet për çdo 8 Mars, dhe e përkujton lëvizjen për barazi. Në këtë datë, gratë gjithandej botës bashkohen për të kërkuar më shumë të drejta.