Analisti poltik Arbnor Sadiku, thotë se nëse Lëvizja Vetvendosje, bënë koalicion me ndonjërën prej partive opozitare mund të jetë Nisma për një qeveri të pakicës, raporton GazetaBlic.
Por për një qeveri më stabile, Sadiku thotë se Lëvizja Vetvendosje do të bëjë koalicion me LDK, kurse partitë tjera aktualisht i kanë dyert e mbyllura.
“Mendoj, që nëse bën koalicion me ndonjerën prej partive opozitare LVV-ja, mund të jetë, Nisma për Qeverinë e pakicës, kurse, për Qeveri më stabile do bëj koalicion me LDK-në, ndaj, partive tjera aktualisht i ka dyert e mbyllura. Por, qendrimin e LDK-së, për këtë, besoj do jemi me te qartë pas mbledhjes së kryesisë, që do e mbaj ajo ketë të hëne”, tha Sadiku për GazetaBlic.


