Lajme

Trump: Po e kam më të vështirë të merrem me Ukrainën

03/07/2025 19:22
nga:Y I

Presidenti amerikan, Donald Trump është pyetur nëse beson ende që Vladimir Putin është është i përkushtuar ndaj paqes.

Ai është shprehur se mendon që po ia dalin mirë me Rusinë, raporton BBC.

Trump u shpreh se po e ka shumë të vështirë të merret me Ukrainën.

Ai shton se për të arritur një marrëveshje përfundimtare paqeje, mund të jetë “më e lehtë të merret me Rusinë, gjë që është e çuditshme, pasi ato i kanë të gjitha kartat”.