Lajme

Të hënen mblidhet Kryesia e LDK-së, diskutohet për rezultatin zgjedhor dhe pozicionin e partisë pas rezultatit final

03/07/2025 17:12
nga:Y I

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka thirrur për të hënën kryesinë e LDK-së, për të diskutuar rreth rezultati zgjedhor dhe pozicionin e partisë pas rezultatit final të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në rend të ditës janë rezultati zgjedhor i LDK-së, përformanca nëpër degë të Kosovës, përformanca e degëve në mërgatë, pozicioni politik i LDK-së pas rezultati final e pika të tjera.