Lajme

30 mësimdhënës pranojnë mirënjohje si më të dalluarit

03/07/2025 12:03
nga:Sh R

Sot shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit.

Në nder të kësaj dite, 30 mësimdhënës nga komuna të ndryshme të Kosovës, u nderuan me mirënjohje si më të dalluarit, transmeton Klankosova.tv.

E para e arsimit, Arberie Nagavci theksoi se roli i mësimdhënësit vazhdon të jetë tejet i rëndësishëm në edukimin e brezave të rinj.

Çmimi “Shaban Jashari” i takoi Shaip Krasniqit nga shkolla “Naim Frashëri” në Obiliq.