Lajme

Kurti për qeverinë e re: Po presim certifikimin e rezultateve

03/07/2025 11:34
nga:Sh R

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur sot nga gazetarët lidhur me formimin e qeverisë së re, por ai dha një përgjigje të shkurtër, duke theksuar se janë në pritje të certifikimit të rezultateve zgjedhore.

Deklarata e Kurtit erdhi pas daljes nga ceremonia e diplomimit të gjeneratës së re të Shërbimit Korrektues të Kosovës, ku ai nuk pranoi të jepte më shumë detaje mbi hapat e ardhshëm.

Certifikimi i rezultateve mbetet i paqartë, pasi Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka urdhëruar rinumërimin e votave në Vushtrri, pas ankesave për parregullsi. Kjo mund të shtyjë edhe më tej përmbylljen e procesit zgjedhor dhe hapat drejt formimit të institucioneve të reja.