Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje në një qendër tregtare në rrugën “Brigada 125” në Prizren.
Policia ka publikuar fotografitë e tij dhe ka vënë në dispozicion numrat kontaktues dhe emailin.
“Personi kërkohet , për veprën penale “Vjedhje” e cila ka ndodhe me datë 20.10.2023 në parkingun e qendrës tregtare e cila gjendet në rrugën “Brigada 125” në Prizren. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, tha policia.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 029 244 -740 –Stacioni Policor Prizren
– E-mail adresa: [email protected]


