Lajme

Arrestohet një grua në Pejë, sulmoi me thikë zyrtarët policor

03/07/2025 09:16
nga:Sh R

Një grua është arrestuar në Pejë pasi që kishte ofenduar, e më pas dhe sulmuar me thikë zyrtarët policor, të cilët ishin në realizim të urdhëresës së gjykatës.

E dyshuara ka pranuar dhe tretman mjekësor. Ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar. Ndërkaq rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Pejë / 06.03.2025 – 20:20. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që kishte ofenduar dhe më pas ka sulmuar me një thikë zyrtarët policor, të cilët ishin në realizim të urdhëresës së gjykatës. E dyshuara ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.