Lajme

Berisha falënderon mbështetësit: Puna vazhdon me përkushtim

03/06/2025 23:07
nga:Genita C

Bekë Berisha, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka shprehur falënderimet e tij të sinqerta për mbështetjen dhe besimin e dhënë nga bashkëpunëtorët, kolegët, miqtë dhe familjarët pas fitores në zgjedhjet e fundit, raporton GazetaBlic.

Ai ka theksuar se, megjithëse zgjedhjet kanë përfunduar, puna për të mirën e qytetarëve vazhdon.

“Me përgjegjësi dhe vendosmëri, do të zbatojmë çdo angazhim për të mirën e qytetarëve. Ky rrugëtim politik është i përbashkët, dhe me bashkëpunim do ta çojmë përpara me seriozitet dhe përkushtim,” ka shkruar Berisha, duke theksuar se angazhimi i tij do të vazhdojë për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri.