Analisti politik, Azdren Shala ka thënë se kryeministri aktual, Albin Kurti nuk është dashur të shkojë në odën e familjes Jashari me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallen.
Sipas Shalës, prania e Gërvallës dhe Mimoza Kusari-Lilës në Prekaz është fyerje, ngaqë siç tha ai, njëra ka deponuar dëshmi në Speciale e tjera ka komunikuar me Radojçiqin.
“Për mu Albin Kurti nuk ish dashtë me fy odën e Jasharajve me prezencën e Donika Gërvallës. Gërvalla ka deponu padi në Speciale, qekjo është tmerr”, ka thënë Shala.
Shala ka theksuar se po të ishte në vendin e Rifat Jasharit, nuk do t’i linte brenda Mimoza Kusari-Lilën dhe Donika Gërvallën.
“Te parakalimi te varrezat e Jasharajve, ti e ki aty Mimoza Kusarin, e cila u koordinu me Radojçiqin, e kjo shkon në kundërshtim me amanetin dhe me ni enti që i ka vra Jasharajt”, ka thënë Shala. /Gazeta10/


