Lajme

Sa vota mori AAK-ja nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit?

03/06/2025 22:06
nga:Y I

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është radhitur e katërta për nga votat në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Sipas statistikave të KQZ-së, AAK-ja në këto zgjedhje parlamentare ka arritur 63 mijë e 35 vota apo 7.46 për qind.

Nga votimi me kusht, AAK-ja ka arritur 663 vota apo 5.63 për qind.
Ndërsa, nga votimi me nevoja të veçanta ka arritur 229 vota apo 8.86 për qind, përmes postës ka arritur dy mijë vota apo 3.23 për qind dhe nga përfaqësitë diplomatike 299 vota apo 1.97 për qind.

AAK-ja gjatë zgjedhjeve të parakohshme të vitit 2021, kishte arritur gjithsej 62 mijë e 111 vota apo 7.12 për qind, më pak se gjatë zgjedhjeve të 2025-ës.