Lajme

Zyrtari i PDK-së: As nëse e marrim kryeministrin, nuk shkojmë me VV

03/06/2025 21:56
nga:Y I

Bernard Nikaj nga Partia Demokratike e Kosovës tha se PDK nuk shkon në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, as nëse e marrin postin e kryeministrit.

Nikaj tha në Pressing se PDK preferon themelimin e qeverisë me partitë opozitare.

“Për PDK-në ne nuk parashohim një bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje dhe qeverisje me ta. Ma përpara rrijmë në opozitë, e preferojnë një qeveri të themeluar nga partitë që janë në opozitë”, tha Nikaj .

“Nuk jemi të interesuar për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, as me kryeministër”, tha Nikaj.

“Nuk hyjmë me LVV-në, do të përpiqemi ta themelojmë qeverinë e opozitës nëse na vjen rendi kushtetues me themelu qeverinë e opozitës”, u shpreh Nikaj.