Sporti

Rasmus Hojlund shkon në 19 ndeshje pa shënuar gol për Man United

03/06/2025 21:42
nga:Lorik J

Rasmus Hojlund edhe një herë nuk arriti të gjente golin gjatë barazimit 1-1 të Manchester United ndaj Real Sociedad.

Sulmuesi ishte shumë afër shënimit në pjesën e parë, por Diogo Dalot zgjodhi të mos ia pasonte topin.

Hojlund tentoi të përfshihej në sulm, por edhe një herë u duk se bashkëlojtarët e tij nuk kishin besim tek ai.

Kjo do të thotë se ai ka luajtur tani ndeshjen e tij të 19-të pa shënuar për Man United këtë sezon.

/GazetaBlic Sport