Lajme

Kosova në vëmendje të Evropës: Bedri Elezi analizon vizitën e paralajmëruar të Mark Rutte

03/06/2025 20:58
nga:Genita C

Njohësi i sigurisë, Bedri Elezi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në botë, duke theksuar se ato kanë ndikuar në lëvizjet e institucioneve ndërkombëtare në Ballkan.

Elezi për GazetaBlic ka theksuar se vizita e Mark Rutte, në Kosovë është një pasojë e situatës politike dhe të sigurisë në rajon.

“Zhvillimet e fundit politike dhe ato të sigurisë në gjithë botën, posaçërisht aktivitetet e jo sigurisë në Ballkan, sigurisht se kanë detyriminuar edhe lëvizjet e personave apo institucioneve ndërkombëtare në rajon”, tha Elezi.

Ai ka shtuar se këto vizita shërbejnë për përcjelljen e mesazheve të institucioneve ndërkombëtare dhe vlerësimin e performancës së institucioneve lokale, si dhe për avancimin e përpjekjeve për progres në angazhimet ndërkombëtare.

“Vizita e Mark Rutte në vendin tonë sigurisht se ështê duke ndodhur për shkak situatës politike dhe asaj të sigurisë. Këto vizita zakonisht ndodhin për të përcjellur mesazhe konkrete të institucioneve ndërkombëtare e veçenarisht vlersimin e performances së institucioneve lokale si dhe gradimin e përpjekjeve për progresë në angazhimet e programëve ndërkombëtare në Kosovë apo edhe në rajon”, thotë Elezi.

Elezi ka theksuar se gjatë vizitës do të diskutohet nevoja e formimit të shpejtë të qeverisë dhe ndërmarrja e veprimeve konkrete për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare në fushat e sigurisë dhe politikës.

Ai ka vlerësuar se rekomandimet e Mark Rutte janë të nevojshme për përballimin e sfidave që ka Kosova në këtë situatë.

“Në kuadër të kësaj vizite, sigurisht se do të bisedohet për nevojën e formimit të shpejt të qeverisë si dhe ndërmarrjën e veprimeve konkrete për avancimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare në çështjet e sigurisë si dhe ato politike”.

“Mark Rutte, ka një performancë të mirë raste specifike siç është situata e republikës së Kosovës, andaj rekomandimet e tijë për Kosovën në këtë situatë janë tejet të nevojshme”, përfundon Elezi për GazetaBlic.

Shala: Katër pikat kryesore të vizitës së sekretarit të NATO-s Mark Rutte në Kosovë

Islami: Vizita e Mark Rutte në Kosovë është përkrahje ndaj paqes dhe sigurisë në vendin tonë