Sporti

Federata Angleze kërkon përjashtim të përjetshëm për Lucas Paqueta

03/06/2025 19:43
nga:Lorik J

Mesfushori i West Ham, Lucas Paqueta mund të dënohet përgjithmonë nga futbolli për shkak të marrjes së qëllimshme të një kartoni të verdhë. Në maj të vitit të kaluar, Shoqata Angleze e Futbollit e akuzoi zyrtarisht lojtarin e West Ham për “montim ndeshjesh”.

Arsyeja janë katër kartonët e verdhë që braziliani mori në ndeshjet kundër Leicester, Aston Villa, Leeds dhe Bournemouth mes nëntorit 2022 dhe gusht 2023.

U raportua se vetë futbollisti, si dhe rreth 60 miq, të njohur dhe të afërm të tij në Brazil, kishin vënë baste që varionin nga 7 deri në 400 funte për lojtarin që merrte karton të verdhë në ndeshjet e diskutueshme.

Fitimi total ishte mbi 100,000 £.

Seanca dëgjimore trejavore për rastin e Paqueta do të fillojë në mars. Sipas Sky Sports, FA do të kërkojë dënim të përjetshëm për lojtarin e West Ham.

/GazetaBlic Sport