Sporti

E bukur kjo: Ndërpritet ndeshja e Europa League, bëjnë iftar lojtarët e Sociedad dhe Man United

03/06/2025 19:13
nga:Lorik J

Ndeshja e Europa League mes Real Sociedad dhe Manchester United është ndërprerë për pak minuta.

Jo për shkak të ndonjë problemi, por që lojtarët myslimanë të bëjnë iftar, shkruan GazetaBlic Sport.

Nayef Aguerd i Real Sociedad dhe Noussair Mazraoui i Manchester United prishën agjërimin e tyre.

Kujtojmë se rezultati aktual i ballafaqimit është 0-0.

Ja pamjet: