Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit ka përfunduar dje.
Lëvizja Vetëvendsoje do t’i ketë 48 mandate, Partia Demokratike e Kosovës 24 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 mandate dhe AAK-NISMA tetë mandate.
Asnjëri nga subjektet politike nuk ka fituar votat e mjaftueshme për t’a formuar vetëm Qeverinë, çka lind nevoja për koalicione.
Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, parti e cila ishte pjesë e ‘Koalicionit për Familjen’ tha se rezultati i këtyre zgjedhjeve dikton qeveri të koalicionit.
Makolli tha se ngjarjet e fundit në rrafshin ndërkombëtar, pas ardhjes së Trump në pushtet, e obligojnë Kosovën të jetë syçel dhe të ketë në funksion një diplomaci shumë më profesionale.
“Rezultati i këtyre zgjedhjeve, dikton qeveri koalicioni i se paku dy partive shqiptare.Nga 100 ulese te parlamentit, 48 i ka fitue pozita, që do të thotë LVV me Listen Guxo dhe Alternativën, dhe 52 ulese opozita, PDK 24, LDK 20 dhe AAK me NISMA 8.Ngjarjet e fundit në rrafshin ndërkombetar, sidomos veprimet e mara nga Kryetari i posainauguruar amerikan Donald Tramp, tregon se ne horizont është duke u verejtur një rend i ri gjeopolitik botëror me një konstelacion të ri te pozitave te fuqive te medha.Kjo e obligon Kosovën që të jete ‘syçel’ dhe të ketë ne funksion nje diplomaci shumë më profesionale, më te ditur dhe më efikase, e cila duhet të angazhohet shume për ta ngritur rejtingun e vendit tonë ne rrafshin nderkombëtar” tha Makolli për “Gazeta Blic”.
Ai tha se Kosova ka nevojë per një qeveri të qëndrueshme që do t’i ketë numrat e nevojshëm për shtyrjen e proceseve jetike përpara.
“Qeveria e re e Kosovës duhet të jetë strikt bashkëpunuese me nunin e Pavaresisë, SHBA-te dhe aleatet, për te arritur sa më parë marrëveshjen perfundimtare me Serbinë, e cila do t’ia hapte perspektivën e zhvillimit politik e ekonomik, si ne rrafshin nderkombetar ashtu edhe vendor.Kosova ka nevojë per një qeveri të qendrueshme që do t’i ketë numrat e nevojshëm për shtyrjen e proceseve jetike, siç janë edhe obligimet nga marreveshje ndërkombetare qe i ka marrë kjo qeveri me marreveshjet e pranuara ne Bruksel dhe ne Oher.Lideret tanë politik e në veçanti kryeministri Kurti, i cili gjatë fushates perpos që ka qenë perjashtues ai ka perdorur edhe gjuhe fyese ndaj opozites, duhet ti lënë anash inatet me- veti dhe interesat partiake e vetjake, duke e pasur interesin shtetnor mbi te gjitha” deklaroi Makolli në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.

Vesel Makolli- Sekretar i Përgjithshëm i AKR-së!
/Gazeta Blic/


