Sporti

Një tifoz i Rangers ka vdekur në Stamboll para ndeshjes me Fenerbahcen

03/06/2025 17:22
nga:Lorik J

Një tifoz i Rangers ka vdekur në Stamboll disa orë para ndeshjes së fazës së 16-të të Ligës së Evropës kundër Fenerbahces, njoftoi klubi i Glasgow.

Burri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka qenë viktimë e një aksidenti trafiku natën e së mërkurës në të enjte.

“Mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e tij gjatë kësaj kohe të vështirë. Ne mbetemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet turke dhe britanike që hetojnë incidentin tragjik”, shkruan Rangers.

Rangers dhe Fenerbahces sonte takohen me fillim nga ora 18:45.

/GazetaBlic Sport