Kampioni i Europës 2012 me Spanjën – Alvaro Negredo, ka njoftuar përfundimin e karrierës së tij futbollistike me një postim në rrjetet sociale.
Ish-sulmuesi tashmë 39-vjeçar nuk ka pasur skuadër që nga korriku i vitit 2024. Alvaro Negredo ka luajtur për herë të fundit për Valladolidin.
Negredo ka luajtur edhe për Rayo Vallecano, Real Madrid Castilla, Almeria, Sevilla, Manchester City, Valencia, Middlesbrough, Besiktas, Al Nassr Dubai dhe Cadiz.
Sipas “Marca”, ish-sulmuesi ka marrë tashmë një vendim për të ardhmen e tij. Ai do të bëhet trajner duke bërë praktikë në ekipin e tretë të Sevillas.
/GazetaBlic Sport/


