Lajme

Hamza: Institucionet e reja të krijohen pa vonesa, është përgjegjësi e jona t’i respektojmë afatet ligjore

03/06/2025 15:24
nga:Y I

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka falënderuar edhe një herë të gjithë qytetarët që e votuan.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza thotë se institucionet e reja duhet të krijohen pa vonesa dhe shton se është përgjegjësi e tyre që t’i respektojnë afatet ligjore dhe të jenë transparentë.

“Faleminderit mbi 196 mijë qytetarëve që besuan te Partia Demokratike e Kosovës. Faleminderit për mbështetjen që na e keni dhënë për ta bërë Kosovën më të mirë!Institucionet e reja duhet të krijohen pa vonesa dhe është përgjegjësi e jona t’i respektojmë afatet ligjore dhe të jemi transparentë” shkruan Hamza raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: