Sporti

Ofendoi gjyqtarin dhe hyri në fushë, vetëm dy ndeshje pezullim për Armend Dallkun

03/06/2025 15:13
nga:Mergim Rreci

Trajner i skuadrës së Vushtrrisë, Armend Dallku është dënuar me dy ndeshje nga Komisioni Disiplinor.

Dallku ofendoi rëndë gjyqtarin e ndeshjes dhe më pas hyri në fushë në përballjen ndaj 2 Korrikut, duke u ndëshkuar më pas me karton të kuq, transmeton GazetaBlic Sport.

Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy ) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

Kujtojmë që veprimet e tij janë të përsëritura dhe njihet si një trajner që ka përfunduar disa herë në disiplinore.

Vendimi i plotë:

Kryetrajneri i FC ”Vushtrria” Armend Dallku nr ID 000613M83. Në minutën e 75-të, me ftesë të gjyqtarit të katërt u ndëshkua me karton të verdhë për shkak të protestave, më pas hyri në fushë u afrua në drejtim të gjyqtarit kryesor me ofendime për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes 2 Korriku – Vushtrria. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy ) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

/GazetaBlic Sport/