Lajme

KQZ e publikon edhe rezultatin e votave me kusht

03/05/2025 23:43
nga:Genita C

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka publikuar rezultatet e votave me kusht.

Sipas të dhënave nga KQZ-ja, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 5 mijë e 214 vota, apo 44.25 për qind.

E dyta, radhitet Partia Demokratike e Kosovës, me 2 mijë e 377 vota apo 20.17 për qind.

Vendin e tretë e zë, Lidhja Demokratike e Kosovës, që ka arritur t’i marrë 1 mijë e 607 vota apo 13.64 për qind.

Koalicioni AAK-NISMA me partnerë, i ka 663 vota apo 5.63 për qind.