Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit po shkon drejt fundit.
Lëvizja Vetëvendosje, si parti e parë që doli në zgjedhje ka marrë 48 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 24 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 deputetë dhe AAK-NISMA tetë deputetë.
Asnjëri nga subjeketet politike nuk e ka shumicën e nevojshme për t’a fomruar e vetme Qeverinë pa koalicion.
Në lidhje me formimin e Qeverisë së re dhe kush me kë pritet të bëjë koalicion ka folur për “Gazeta Blic” njohësi i çështjeve politike, Avdi Smajlaj.
Smajlaj tha se rezultati i zgjedhjeve ia pamundëson secilës parti që t’a formojë vetë Qeverinë dhe i’u ofron mundesi të gjitha kombinimeve të mundshme në mes të partive.
“Mendoj qe rezultati i zgjedhjeve ia pamundëson secilës parti vetë të bej Qeverinë dhe iu ofron mundesi të gjitha kombinimeve të mundshme në mes të partive. LVV me minoritet minus LS plus ndonjë deputet i ndonjë partie tjeter mund krijohet një qeveri e pakicës. Ose LVV me LDK ose PDK plus AAK-Nisma. Ose partitë opozitare bashkë mund të bejnë qeverinë gjithashtu.Në bazë të këtyre mundësive të gjitha kombinimet në mes te partive janë të mundshme” tha Smajlaj.
Ai tha se hendeku më i madh është mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe opozitës.
Ai potencoi se më e rëndësishme është se çfarë do të përmbajë marrëveshja e koalicionit.
“Hendeku më i madh është në mes LVV-së dhe opozites, por është një polarizim personalistik, jo ideologjik, i cili mund lehtë të tejkalohet. Me rëndesi është çfarë do të jetë permbajtja e marrëveshjes së koaliocionit dhe si do të qeverisin, për cilat do parti që hyjnë në koalicion” tha Smajlaj në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.

Avdi Smajlaj- Njohës i zhvillimeve politike!
/Gazeta Blic/


