Lajme

Halil Matoshi: Këto janë dy opsionet për formimin e Qeverisë së re!

03/05/2025 19:42
nga:Y I

Procesi i numërimit të votave tashmë po shkon drejt fundit.

Panorama e ulëseve në Kuvend është e qartë ku Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 48 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 24 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 deputetë dhe AAK-NISMA tetë deputetë.

Asnjëra nga subjektet politike nuk ka shumicën e nevojshme për t’a formuar e vetme Qeverinë për ç’ka iu nevojitet partner koalicioni.

Po kush me kë pritet t’a formojë Qeverinë e re ?

Gazetari dhe publicisti, Halil Matoshi, duke folur për “Gazeta Blic” tha se ka dy opsione.

Matoshi potencoi se Lëvizja Vetëvendosje si parti e parë është përgjegjëse t’i japë vendit një qeveri të ligjshme me ndonjë partner ose mund të kemi Qeveri të opozitës.

“Lëvizja e Albin Kurtit e ka fitu mandatin dhe ajo është përgjegjëse t’i japë vendit një Qeveri të ligjshme, cila do qoftë ajo, me ndonjë partner ose Qeveri e opozitës” tha Matoshi për “Gazeta Blic”.

I vetmi që ka shprehur hapur deri tani mundësinë për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje për formin e Qeverisë është kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit arrit të marrë 3 deputetë.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë dalë kategorikisht kundër një bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin.

Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka një qëndrim të qartë dhe të definuar në lidhje me këtë çështje.

/Gazeta Blic/

 

LAJMI I FUNDIT: Këta janë 120 kandidatët që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës