Lajme

Artistet e VV’së ia dalin të sigurojnë ulëset në Kuvend: Kaq vota kanë marrë deri tash

03/05/2025 19:12
nga:Genita C

Dy artistët e njohur të Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi dhe Adriana Matoshi, kanë arritur rezultate të rëndësishme në zgjedhjet e fundit, raporton GazetaBlic.

Edona Llalloshi ka marrë 44,289 vota, ndërsa Adriana Matoshi ka fituar 19,301 vota, duke u pozicionuar si dy nga kandidatët më të mbështetur të partisë në këtë proces zgjedhor.