Harry Maguire dhe Manuel Ugarte munguan në seancën stërvitore të Manchester United sot për shkak të lëndimeve dhe duket se do të mungojnë në ndeshjen e nesërme të 1 të 16-ës së Ligës së Evropës kundër Real Sociedad.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Ruben Amorim do të tentojë t’i rikthehet fitoreve pas eliminimit nga turneu FA Cup.
Maguire dhe Ugarte pritet të humbasin udhëtimin në Spanjë, duke iu bashkuar listës së lëndimeve të Djajve të Kuq, ku përfshihen edhe Amad Diallo, Kobi Mainoo dhe Lisandro Marnitez.
Luke Shaw, Jonny Evans dhe Mason Mount gjithashtu mbeten jashtë pasi vazhdojnë rikuperimin e tyre.
/GazetaBlic Sport


