Lajme

Greenlanda i përgjigjet Trump: Nuk duam të jemi pjesë e SHBA

03/05/2025 15:59
nga:Y I

Presidenti Donald Trump ka thënë në mënyrë të përsëritur se dëshiron ta bëjë Groenlandën pjesë të SHBA-së dhe nuk e ka humbur rastin ta thotë sërish mbrëmë këtë gjë.

Sipas mediave të huaja, Trump tha se mbështeti “të drejtën e Greenlandës për të përcaktuar të ardhmen tuaj”, por shtoi në mënyrë disi kërcënuese se SHBA do ta marrë atë “në një mënyrë ose në një tjetër”.

Nga ana tjetër, kryeministri i Greenlandës i është kundërpërgjigjur, duke thënë: “Ne nuk duam të jemi amerikanë”.

Mute Egede tha: “Greenlanda është e jona. Ne nuk duam të jemi amerikanë, as danezë, ne jemi Groenlandezë”.

“Amerikanët dhe liderët e tyre duhet ta kuptojnë këtë. Ne nuk jemi për shitje dhe nuk mund të marremi thjesht. E ardhmja jonë vendoset nga ne në Greenlandë”, tha ai më tej.