Sporti

11 vjet nga miqësorja historike Kosova – Haiti

03/05/2025 09:59
nga:Mergim Rreci

Sot shënohen 11 vjet nga ndeshja historike mes Kosovës dhe Haitit, e cila u zhvillua më 5 mars 2014 në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Ky takim, i cili përfundoi pa gola (0:0), u luajt nën patronatin e FIFA-s dhe shënoi hapin e parë drejt ndërkombëtarizimit të futbollit kosovar.

Që nga ajo ditë, futbolli në Kosovë ka përjetuar një zhvillim të jashtëzakonshëm, duke u bërë pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s në maj të vitit 2016.

Një moment ky që ndryshoi gjithçka dhe i dha Kosovës vendin që i takon në futbollin botëror!