Lajme

Zhduken dy persona një femër dhe një mashkull

03/05/2025 09:44
nga:Sh R

Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e dy personave. Raportohet se është zhdukur një femër nga Fushë-Kosova dhe një mashkull nga Prishtina. Dy raste janë duke u hetuar.

“Fushë-Kosovë / 25.02.2025 – 16:00. Më 04.03.2025 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar nga njësitë policore.

Prishtinë / 22.02.2025 – 17:40. Më 04.03.2025 ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se djali i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar nga njësitë policore”, thuhet në njoftimine policisë.