Lajme

Qerimi: Qasja e Kurtit, e dëmshme për imazhin e Kosovës

03/05/2025 07:25
nga:G B

Refuzimi i Kurtit për të shkuar në Prokurori dhe imazhi i Kosovës në mediet ndërkombëtare, ishin çështjet për të cilat sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova, foli profesori i gazetarisë, Gëzim Qerimi.

“Ky imazh në radhe të parë është dëmtuar brenda Kosovës sepse dihet që një ftesë e tillë për t’u përgjigjur kryeministri Kurti e ka që pesë muaj, dhe refuzimi e taktizimi i tij me drejtësinë, si rezultat që kemi qenë në një fushatë elektorale. Por kryeministri Kurti ka treguar në vazhdimësi që po e cenon parimin e funksionimit të drejtësisë në Kosovë, veçmas parimin që para drejtësisë të gjithë janë të barabartë, që prej qytetarit të thjeshtë e deri te kryeministri”, tha Qerimi, transmeton Klankosova.tv

Ai tutje shtoi se fatkeqësisht se kjo ikje nga drejtësia e kryeministrit Kurti është krejtësisht e pakuptimtë, e veçmas pasi kanë përfunduar zgjedhjet në Kosovë.

“Ka krijuar një imazh negativ në mediet ndërkombëtare, në kohën kur më së paku i duhet”, tha tutje Qerimi.

Ai tutje, shtoi se as Prokuroria nuk po vendos standarde të njëjta.