Lajme

Selmanaj dhe Bunjaku, deputetë të mandatit të kaluar, rrezikojnë të mbesin jashtë Kuvendit

03/04/2025 22:47
nga:Genita C

Dy deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të cilët ishin pjesë e Kuvendit në mandatin e kaluar, rrezikojnë të mbesin jashtë këtij institucioni pas numërimit të votave, përfshirë ato nga diaspora, por duke përjashtuar votat me kusht dhe ato të personave me aftësi të kufizuara, raporton GazetaBlic.

Sipas tabelës së publikuar, Driton Selmanaj ka fituar 13,362 vota, ndërsa Valentina Bunjaku ka marrë 12,457 vota.

Këto rezultate e vendosin dy deputetin në një pozitë të pasigurt, duke i lënë jashtë mundësinë e mandatit të ri, nëse nuk ndodhin ndryshime gjatë numërimit të votave të tjera.

Treshja më e votuar e Lidhjes Demokratike të Kosovës