Lajme

Hallakama në kuvendin e Serbisë, deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin serb

03/04/2025 20:59
nga:Y I

Parlamenti i Serbisë është karakterizuar me pamje të shëmtuara gjatë ditës së sotme, ku pos tjerash ka pasur dhunë të paprecedent.

Në rrjetet sociale është shfaqur një video ku shihet deputetja e SNS-së, Natasha Jovanoviq, teksa pastron një ulëse të parlamentit me një flamur serb.

Fillimi i seancës së rregullt pranverore, sipas N1, është shënuar me incidente të shumta: bomba tymi, flakë, vuvuzela, hedhje vezësh…

Në rrjetin social X është shfaqur një video ku shihet Jovanoviq, duke përdorur flamurin serb, të cilin e kishte shpalosur më parë gjatë debatit, për të pastruar ulësen e saj në parlament.