Lajme

Cakolli parashikon: Mandatet janë të qarta, votat me kusht nuk do do të sjellin asnjë ndryshim

03/04/2025 18:16
nga:Genita C

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim thotë se pas numërimit të të gjitha votave, shpërndarja e mandateve është bërë e qartë dhe nuk priten ndryshime, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të marrë 48 mandate, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 24, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 20, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 8 mandate.

Cakolli thekson se votat me kusht pritet të ndjekin të njëjtin trend si votat e rregullta dhe nuk do të sjellin ndryshime të mëdha.

Ai shton se e vetmja mundësi për një ndryshim të mundshëm në shpërndarjen e mandateve është nëse LDK arrin të marrë mbi 20% të votave me kusht, duke fituar një mandat nga PDK, por kjo kërkon një ndryshim të dukshëm të trendit, që deri më tani nuk ka ndodhur.