Ish-kapiteni i Man United, Rio Ferdinand, ka shfaqur admirimin e tij për stadiumin Santiago Bernabeu të Real Madridit para ndeshjes kundër Atletico Madrid.
“Bernabeu është stadiumi më i mirë në botë, pa dyshim. Kur dola për herë të parë, më mori frymën.
“Kur arrini këtu e nuhatni atë, ndjeni erën e suksesit. Trofetë. Stadiumi më i mirë në botë. Do të doja të luaja këtu”.
Real Madridi ka fituar katër nga pesë ndeshjet e tyre në Santiago Bernabeu në Champions League këtë sezon dhe synon të fitojë të gjashtën në ndeshjen e parë të raundit të 16-të kundër rivalëve të tyre, Atletico Madrid sonte nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport


