Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, është hidhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Tërheqja e këtij shorti rezultoi me dy përballje shumë interesante, transmeton GazetaBlic Sport.
Prishtina do të përballet me skuadrën e Dritës, kurse Llapi dhe Drenica do të përballen në ndeshjen tjetër.
Trajneri i skuadrës nga Podujeva, Tahir Batatina ka deklaruar për ‘GazetaBlic Sport’ se Drenica është një skuadër e fortë dhe për t’u respektuar, por që do të bëjnë maksimumin për të arritur në finalen e madhe.
“Po, ne e dimë që nuk ka ndeshje të lehta dhe Drenica me meritë të plotë ka ardhur në gjysmëfinale dhe është skuadër që është pothuajse pranë inkuadrimit në Superligë. Kjo tregon se ata kanë një organizim të mirë, një ekip solid dhe një trajner profesionist, i cili e njeh mirë Superligën. Ne duam t’i arrijmë objektivat tona dhe do ta bëjmë maksimumin tonë për këtë gjë. Ajo që më bën optimist është se skuadra ka një paraqitje shumë të mirë në sezonin pranveror dhe kjo më bën të besoj te skuadra. Poashtu puna që po bëjmë bashkë me stafin por edhe organizimi shembullor që kemi në klub janë pika motviuese për suksese të reja“, përfundoi Batatatina.
/GazetaBlic Sport/


