Kandidati për deputet nga PDK, Artan Behrami, e ka quajtur anarki mos shkuarjen e Kurtit në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshmi, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nga sot çdo qytetar i Republikës së Kosovës, çdo i pandehur, çdo dëshmitar, çdo kriminel, duke e ndjekur shembullin e Kryeministrit të Kosovës, lirisht mund t’i sfidojë institucionet e drejtësisë!
“Kurti i poshtëron krejt institucionet demokratike për ta krijuar idenë se ai është zëvendësim i krejt këtyre! Kjo është përmbysje e shtetit ligjor”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Kjo është anarki! Albin Kurti krijoi sot një precedent shkatërrues për institucionet demokratike të Kosovës!
Nga sot, çdo qytetar i Republikës së Kosovës, çdo i pandehur, çdo dëshmitar, çdo kriminel, duke e ndjekur shembullin e Kryeministrit të Kosovës, lirisht mund t’i sfidojë institucionet e drejtësisë!
Kurti i poshtëron krejt institucionet demokratike për ta krijuar idenë se ai është zëvendësim i krejt këtyre!
Kjo është përmbysje e shtetit ligjor!


