Lajme

Pengoi policët në kryerje të detyrës, arrestohet një person në Prishtinë

03/04/2025 09:14
nga:G B

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti ka penguar policët në kryerje të detyrës.

Policia ka bërë të ditur se ai ka qenë me një person tjetër.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili së bashku  me të dyshuarin tjetër mashkull  kosovar, kanë penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës zyrtare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet tutje në raportin e policisë.