Lajme

Për një ditë shqiptohen mbi 2 mijë e 200 gjoba për shoferët

03/04/2025 09:07
nga:Sh R

Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë.

2 mijë e 289 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë ditës së hënë.

Ndërsa, Policia ka raportuar se kanë ndodhur 62 aksidente trafiku, 19 prej tyre me të lënduar, ndërsa 43 vetëm me dëme materiale.

Po ashtu policia ka arrestuar 10 persona, 5 janë dërguar në mbajtje, një në ndalim policor dhe 2 të tjerë në vuajtje të dënimit.