Sporti

“Cavalli Out”, tifozët e Prishtinës e ‘mbushin’ faqen zyrtare me komente kundër trajnerit

03/03/2025 23:26
nga:Lorik J

Skuadra më e trofeshme kosovare në futboll, FC Prishtina është në një krizë të thellë të rezultateve në Superligën e Kosovës në futboll.

Klubi kryeqytetas nuk njeh fitore në Superligë që nga 1 dhjetori i vitit të kaluar, kur fitonte ndaj Dukagjinit me rezultatin minimal, 0-1, përcjell GazetaBlic Sport.

Në shtatë duelet e fundit, Prishtina ka 5 barazime dhe 2 humbje, duke mos regjistruar asnjë fitore.

E siç duket tifozëve të Prishtinës, iu është mbushur “kupa” dhe kanë filluar me komente kundër trajnerit, duke kërkuar largimin e tij nga klubi.

Më poshtë keni disa komente të tifozëve në drejtim të trajnerit në faqen zyrtare të klubit: