Armend Dallku e pati një karrierë të shkëlqyeshme si futbollist.
Vushtrriasi kishte arritur të depërtonte me sukses nga futbolli totalisht i izoluar kosovar për të luajtur në stadiumet më të mëdha evropiane, duke bërë karrierë të lavdishme në Ukrainë dhe me Kombëtaren shqiptare.
Karriera profesionale e Dallkut filloi në vitin 2003 kur u transferua tek KF Prishtina nga Kosova e Vushtrrisë. Ai kaloi sezonin 2002–03 atje. Në vitin 2004, ai u transferua në Elbasan , duke luajtur 25 ndeshje në të gjitha garat.
Në verën e vitit 2005, Dallku iu bashkua skuadrës ukrainase Vorskla Poltava në Premier League të Ukrainës. Ai u bë një nga lojtarët kryesorë të ekipit të linjës mbrojtëse dhe qëndroi atje për më shumë se 11 sezone, duke u rikthyer përfundimisht tek Prishtina, ku edhe e përfundoi karrierën në vitin 2019.
Megjithatë, karriera e bujshme futbollistike, kultura e lartë evropiane dhe niveli profesional me trajnerët me të cilët ka punuar, duke se nuk e kanë shoqëruar në maksimum edhe në zejen e trajnerit që po e ushtron tani. Jo për sukseset dhe pikët e fituara, por për mënyrën e komunikimit dhe qasjen që ka me gjyqtarët e ndeshjeve.
Që nga angazhimi i tij si trajner tek skuadra e Prishtinës, pastaj tek Dukagjini dhe deri më tash tek Vushtrria, Dallku vazhdimisht ka kanosur gjyqtarët dhe madje ka tentuar t’i sulmojë ata.
Tek të gjitha skuadrat, madje disa herë, Dallku ka përfunduar në inicime disiplinore dhe dënime nga Komisioni përkatës në FFK. Megjithatë, dënimet vazhdimisht kanë qenë minimale, të cilat duket se vetëm e kanë shtuar motivin e tij për qasje shumë agresive e aspak profesionale ndaj gjyqtarëve të ndeshjes.
Në futbollin evropian, gjyqtarët janë një pikë shumë e ndjeshme, madje mbrohen në maksimum nga organet e caktuara nga federatat dhe shoqatat respektive, madje kemi parë se për ofendime, kërcënime apo fushata denigruese ndaj tyre, ka pasure dënime shumë të rënda sikur për trajnerët e ashtu edhe për klube, por që duket se kjo gjë nuk po ndodh në futbollin tonë, ku me dënime të tilla, vetëm sa po stimulohen këto gjëra të shëmtuara, të cilat e dëmtojnë imazhin dhe humbin kredibilitetin.
Këto janë disa nga inicimet disiplinore të Armend Dallkut ndër vite:
- ARMEND DALLKU; kryetrajner i FC PRISHTINA nga Prishtina me numër të ID kartelës ; 000613M83 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për tentim sulmi në gjyqtarin kryesor të ndeshjes së javës së XXIX-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; SC GJILANI – FC PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; pas përfundimit të takimit Armend Dallku tenton që të sulmoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes Kreshnik Vula). Bazuar në nenin 97 dhe 98 të Rregullores disiplinore kryetrajnerit të FC Prishtina nga Prishtina, Armend Dallku.
- Ndaj kryetrajnerit të KF “Dukagijni”, Armend Dallku me nr ID 000613M83. Pas përfundimit të ndeshjes, në prononcim për media akuzon gjyqtarin kryesor për favorizimin e FC “Llapi”. Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore;
Kërkohet deklaratë shtesë nga i lartpërmenduri. Afati datë: 18.05.2021 ora 13:00.
- Kryetrajneri i FC ”Dukagjini”, Armend Dallku nr, ID.000613M83. Motivi: Në minutën e 80të pas ndëshkimit me karton të kuq të lojtarit të tij është futur në fushë, ku ka ofenduar rëndë gjyqtarin kryesor, për çka është ndëshkuar direkt me karton të kuq. Pas përfundimit të ndeshjes kryetrajneri A. Dallku ka vazhduar me ofendime dhe akuza në deklaratën e dhënë në prononcim për media ku akuzon referin kryesor për epilogun përfundimtar të ndeshjes. Sipas raportit të zyrtarit të ndeshjes Gjilani – Dukagjini. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës së trajnerit për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK. ( 11.02.2022)
- Ndaj: Kryetrajnerit të FC ”Dukagjini”, Armend Dallku nr ID.000613M83. Motivi: Në min 90+ ofendon pa ndërprerë me ç’rast u ndëshkua me karton të kuq direkt. I njëjti edhe pas ndëshkimit ka vazhduar me ofendime të njëjta ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Trepça’89-Dukagjni ( 21.03.2023)
- Kryetrajneri i KF “ Vushtrria “ , Armend Dallku nr ID 000613M83.Pas përfundimkt të pjesës së parë të ndeshjes Vushtrria-Prishtina e Re , në korridor kryetrajneri i skuadres vendase Armend Dallaku ka fyer ka sharë dhe e ka kap për fyti asistentin e parë si dhe është vërsulur në drejtim të gjyqtarit kryesor. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Vushtrria-Prishtina e Re . . Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
Së fundmi, Armend Dallku përfundoi sërish në disiplinore, por u denua veç me dy ndeshje, pavarësisht se u fut në fushë dhe iu afrua gjyqtarit duke e ofenduar shumë afër fytyrës…
/GazetaBlic Sport/


