Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, komentoi temën e Antony në një intervistë me legjendën e Djajve të Kuq, Rio Ferdinand.
Në vetëm 7 ndeshje me Betisin, Antony ka qenë i përfshirë në 5 gola (3 gola dhe 2 asistime), ndërsa te Manchester United ka shënuar 12 gola dhe 5 asistime në 96 ndeshje.
“Kur luajmë kundër ndonjë skuadre këtu, fiziku është aty. Nëse një lojtar nuk e ka fizikun, është shumë e vështirë për të. Tani Antony po bën shumë më mirë në Spanjë. Ka shumë faktorë, por ju garantoj se është për shkak të aspektit fizik”, tha Amorim.
/GazetaBlic Sport


