Sporti

Lajm aspak i mirë për Interin, lëndohet Dimarco

03/03/2025 16:53
nga:Lorik J

Mbrojtësi i Interit dhe Italisë, Federico Dimarco ka pësuar një lëndim në kofshë dhe do të jetë jashtë skuadrës së Nerazzurrëve për disa kohë, është bërë e ditur në Itali.

Dimarco i dha epërsinë skuadrës së tij në ndeshjen kundër Napolit gjatë fundjavës, por u largua nga loja menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë për shkak të lëndimit.

“Federico Dimaco iu nënshtrua testeve mjekësore të hënën në mëngjes dhe ata konfirmuan dyshimet tona për një tendosje muskulore në kofshën e tij të djathtë. Ne do të dimë më shumë për gjendjen e tij brenda disa ditësh,” njoftoi Inter.

/GazetaBlic Sport