Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mesditen e së dielës në Lipjan.
Persona të panjohur kanë thyer një shtëpi dhe kanë grabitur armë, 400 fishekë dhe stoli ari.
Vlera e tyre ende nuk dihet, njofton raporti 24 orësh i policisë.
“Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, njofton policia.
VJEDHJE E RËNDË
Lipjan 02.03.2025-14:45. Ankuesi kosovar ka raportuar se persona të panjohur pasi ia kanë thyer shtëpinë, ia kanë vjedhur një armë me 300-fishekë dhe tri armë gjuetie me 100-fishekë, stoli ari dhe bizhuteri, vlera e të cilave ende nuk dihet. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.


