Lajme

Peci kritikon sistemin e drejtësisë “për tjetërsimin e pronës shtetërore”: I kanë futur “veshët në lesh”

03/03/2025 10:47
nga:G B

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka kritikuat një vendim gjyqësor që, sipas tij, ka lehtësuar tjetërsimin e një prone shtetërore në Ulpianë, Prishtinë.

Peci ka kritikuar sistemin e drejtësisë për neglizhencë dhe zvarritje, duke theksuar se një vit e gjysmë pas vendimit për masë të përkohshme, prona ende nuk i është kthyer Ministrisë së Bujqësisë.

“Mirmëngjesi sistemi selektiv i drejtësisë

Janë bërë një vit e gjysmë, 18 muaj apo 550 ditë prej se Gjykata mori vendim për masë të përkohshme, rrjedhimisht pamundësimin e përkohshëm të rikthimit të pronës së Ministrisë së Bujqësisë në Ulpianë tek titullari. Kjo masë e përkohshme me tendencë të përhershme…

Meqenëse vendimet në një sistem të drejtësisë thirren në emër të popullit, a po i tregoni popullit se:

• Si u bë e mundur që prona e shtetit të tjetërsohet tek përsoni fizik? Kur dihet se një gjë e tillë është e ndaluar me ligj…

• Kush është gjyqëtari apo gjyqëtarët që moren një vendim të tillë për tjetërsimin e hapsirës prej 159 metra katror?

• Si është e mundur që nga 159 metrat e tjetërsuara nga prona e shtetit tek përsoni fizik të ushtrohet veprimtari biznesore në rreth 900 metra katror që janë pronë e ministrisë së bujqësisë?

Duke qenë se sistemi i drejtësisë kohët e fundit ka qenë shumë azhur në ftesat ndaj niveleve të larta drejtuese për intervistim, dhe meqenëse dëmi i shkaktuar institucionit dhe interesit publik me pronat e ministrisë kapë shifra qindra milionëshe a i keni intervistuar ish ministrat e bujqësisë?

Do të duhej të jemi koshient të gjithë, që kodi penal e ka qartë të definuar kur titullari edhe me mosveprim toleron abuzimin dhe tjetërsimin e pronave dhe dëmtimin e interesit shtetërorë dhe publik. Në anën tjetër, mekanizmat e drejtësisë me vesh në lesh”, ka shkruar Peci në Facebook.